U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, z. Arian Gashi, me të cilin ka diskutuar për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend.
“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë u.d. Presidentja Haxhiu.
Po ashtu, në takim është folur edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional.
“Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka theksuar u.d. Presidentja Haxhiu.






