Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

- Advertisement -

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Sipas agjendës zyrtare, takimi do të mbahet në orën 14:00 dhe pritet të fokusohet në çështje që lidhen me proceset zgjedhore dhe funksionimin e institucionit të KQZ-së.

Ky takim vjen në një kohë kur pritet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas shpërbërjes së Kuvendit mbrēmë./Scanner/

Të ngjashme

Të fundit