U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Bllacës, ku humbën jetën tre qytetarë nga Vushtrria, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se e ka pikëlluar thellë lajmi për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.
“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës.
“Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”, ka thënë Haxhiu.
Ajo u ka shprehur ngushëllimet familjeve Tërnava dhe Shabani, si dhe të afërmve e miqve të viktimave.
“Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe!”, ka deklaruar u.d. presidentja Albulena Haxhiu.






