Haxhiu nga sot s’është më u.d presidente, e shijon kafen me bashkëshkortin

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga sot nuk është më në zyrën e Presidencës, ku që nga prilli ushtroi detyrën e Presidentes, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati.

Këtë paradite, Haxhiu u pa në një rrugë të kryeqytetit së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi. Ky i fundit ka postuar një fotografi me të me mbishkrimin: “Më në fund”.

Mbrëmë, Haxhiu udhëhoqi një seancë intensive, ku në rend dite ishte Ligji për Specialen dhe më pas zgjedhja e Presidentes së re.

Pas pak pritet të zhvillohet ceremonia e pranimit të detyrës nga Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Haxhiu e la Presidencën krejt në fund të afatit prej gjashtë muajsh, gjatë të cilit kishte të drejtë ta ushtronte këtë detyrë.

Të ngjashme

Të fundit