Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ceremoninë për nder të 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, ka thënë se çlirimi i vendit nuk shënoi fundin e rrugës, por fillimin e ndërtimit të një policie të fortë të Kosovës.

“Çlirimi i vendit nuk ishte fundi i rrugës, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë të Kosovës, që do të mbronte qytetarët dhe do të garantonte sundimin e ligjit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përmendur 6 shtatorin e vitit 1999, kur në Vushtrri 176 kadetë nisën trajnimin për Policinë e Kosovës.

“Më 6 shtator 1999, në Vushtrri, 176 kadetë nisën trajnimin për një institucion që do ta vendoste sundimin e ligjit në radhë të parë”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, historia e Policisë së Kosovës është e pandashme nga historia e vendit.

“Historia e Policisë së Kosovës është e pandashme nga historia e vendit”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se nga 176 kadetët e gjeneratës së parë, Policia e Kosovës është rritur në mbi 9 mijë zyrtarë policorë.

“Gjatë këtyre viteve, Policia ka ndërtuar kapacitetet e saj, por mbi të gjitha ka fituar besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se mbi 80 për qind e qytetarëve shprehin besim në Policinë e Kosovës, duke e renditur atë bashkë me FSK-në në institutcionet më të besueshme në vend, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme

Të fundit