Haxhiu në hapjen e “Tetorit Rozë”: Gratë kanë të drejtë të kujdesen për veten pa u ndjerë fajtore

- Advertisement -

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, dedikuar ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi rëndësinë që gratë të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos i lënë nevojat personale pas angazhimeve familjare e profesionale.

“Shumë gra janë mësuar t’i lënë nevojat e veta për më vonë, për shkak të kujdesit për fëmijët, prindërit e moshuar, për punën dhe shtëpinë, duke pritur të gjejnë pak kohë për veten. Shpesh këtë vetëmohim e kemi quajtur virtyt, pa e pyetur se sa kushton vetë jeta e grave”, tha Haxhiu.

Ajo u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre, të kërkojnë ndihmë dhe të mos ndihen fajtore për këtë.

“Gruaja ka të drejtë të kujdeset për veten pa u ndjerë fajtore për punët që atë ditë mbeten pa u kryer. Ju që e keni përjetuar këtë sëmundje, duhet t’ju falënderoj për praninë, po ashtu edhe për besimin që na jepni duke ndarë përvojën tuaj”, u shpreh ajo.

Haxhiu theksoi se gratë që përballen me sëmundjen kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje dhe trajtim.

“Ju keni të drejtë ta shëroni lodhjen, ta kërkoni ndihmën dhe ta merrni atë. Nuk ju takon juve t’ua lehtësoni të tjerëve peshën e së vërtetës suaj”, tha ajo

Të ngjashme

Të fundit