Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kërkesave për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt.
Haxhiu në Kuvend tha:
“Më duket jokorrekte që sulmet sot t’i drejtohen ministres Gërvalla kjo nuk është në rregull, nëse keni sulme mi drejtoni mua kërkoni të dorëhiqem nga kryetarja e Kuvendit. Por po ju njoftoj se gjithçka cka e kam pas përgjegjësinë si ministre e Drejtësisë e kam adresu. Problemin e kemi që ende në Republikën e Kosovës kemi policë, prokurororë, gjyqtarë që thotë që në martesë ka edhe dajak..”, tha Haxhiu.
“Sot mund të japë dorëheqje ministrja, nesër mund të kemi rast tjetër të femicidit prap duhet të japë dorëheqje ministrja…Pasnesër mund ta kemi sërish, ky është dorëzim para kriminelëve, e unë nuk ju kam dorëzuar kriminelëve”, u shpreh Haxhiu.






