Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se politika e sigurisë nuk duhet të orientohet nga qasje populiste, por nga standardet dhe bashkëpunimi me aleancën euroatlantike.
Në një deklarim për televizionin Kanal10, Haxhiu tha se siguria e vendit është garantuar historikisht përmes pranisë dhe mbështetjes së NATO, duke theksuar se Kosova duhet të fokusohet në forcimin e këtij partneriteti dhe në rrugën drejt integrimit euroatlantik.
Ai kritikoi qasjen aktuale të institucioneve të sigurisë, duke pretenduar se nuk po punohet mjaftueshëm në këtë drejtim.
“Albin Kurti sheh ëndërra me mbret dhe dëshiron me i pasë xhandarët e mbretit, nuk është për me e forcu një segment të sigurisë për me u përball me Serbinë, ne sigurinë e kemi fitu vetëm kur e kemi pasur Aleancën e Nato-s në krahë, dhe vetëm në këtë rast ne përballemi shumë fuqishëm me Serbi, në këtë realcionn Albin Kurti nuk ka punuar me forcu, dhe me e bë Kosovën antare të NATO-s si është Shqipëria por përpjekje me bë popullizma dhe me e pasë një xhandamëri që i përgjigjet vetëm atij, ose ministrit të punëve të brendshmë, Xhelal Sveçla.”






