23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Haxhiu i kërkon Serbisë që kosovarët e arrestuar të transferohen në Kosovë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se përmes një letre drejtuar Ministrisë së Serbisë ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të arrestuar nga Serbia e që po mbahen në burgje të kthehen në Kosovë.

Ajo ka thënë se kosovarët e arrestuar, Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, duhet të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen paanshëm.

“Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Haxhiu këtë letër e ka dërguar duke u bazuar në Marrëveshjen Bazike për Normalizim të Marrëdhënieve mes dy palëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit