Haxhiu i kërkon përgjigje të prerë Kryeprokurorit ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kriminelëve të luftës e dhunuesve

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar sot Zejnulla Gashin Kryeprokuror Shteti.

Sipas saj, pasi ka pranuar propozimin dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, “është bërë një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes”.

Pasi e uroi atë, Haxhiu zbuloi edhe prioritetet, që, sipas saj, duhet t’i ndjekë Gashi.

“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”.

Haxhiu gjithashtu tha se pret “që Kryeprokurori Gashi, këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri e guxim gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit, qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë.

Të ngjashme

Të fundit