Pas njoftimit nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, se seanca shtyhet për në orën 19:00, pati reagimet nga gazetarët e kameramanët prezentë.
Ata reaguan me duartrokitje për punën ‘shtesë’ që iu doli.
Për këtë reagim pati një vërejtje Haxhiu.
“Mediat që janë të pranishme, me mirëkuptim, i kërkoj që të mos pengojnë zhvillimin e seancës. Jeni këtu për t’i informuar qytetarët e Republikës të Kosovës, pra për interesin publik, por të mos ndikoheni nga diskutimet tona”






