12.5 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

Haxhiu: Afër 11 milionë euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit të Nagavcit

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se afër 11 milionë euro do të i kushtojë blerja e librave, sipas vendimit të fundit të ministrisë.

Ai ka publikuar edhe llogaritjet që ka bërë për nxënësit që nga klasa e parë deri në të nëntën.

Statusi i plotë i tij:

Afër 11 milion euro do të kushtoj blerja e librave sipas vendimit te Arbërie Nagavcit.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit:

Statistikat e arsimit në Kosovë 2021/2022

Qershor, 2022

Rezulton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 217.977 nxënës.

Bazuar në të dhënat e publikuara në Qershor 2022, sipas kalkulimit të MASHT shpenzimet për blerjen e librave do të i kushtoj Buxhetit të Kosovës afër 11 milion euro.

Shikoni llogaritjen e shpenzimeve sipas klasave bazuar në kalkulimin e të dhënave të publikuara dhe vendimit të MASHT që për klasa 1-5 të paguhen 80€ për nxënës, ndërsa për klasat 6-9 të paguhen 30€ për nxënës.

1.Në klasën e parë janë 24.240 nxënës x 80€ = 1,939,200€

2.Në klasën e dytë janë 24.151 nxënës  x 80€ = 1,932,080€

3.Në klasën e tretë janë 24,040 nxënës x 80€ = 1,923,200€

4.Në klasën e katërt janë 25.144 nxënës x 80€ = 2,011,520€

5.Në klasën e pestë janë 24,524 nxënës x 80€ = 1,961,920€

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të shpenzohen 8,029,040€

6.Në klasën e gjashtë janë 23.877 nxënës x 30€ = 716,310€

7.Në klasën e shtatë janë 24.026 nxënës x 30€ = 730,780€

8.Në klasën e tetë janë 24.154 nxënës x 30€ = 724,620€

9.Në klasën e nëntë janë 23.817 nxënës x 30€ = 714,510€

Për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të shpenzohen 2,886,220€

Gjithsej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

Këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro.

Dëmtimi i Buxhetit të Kosovës është mbi 6 milion euro dhe për këtë dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi penale.

Numrat janë kokëfortë dhe demantojnë çdo mashtrues dhe abuzues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit