Deputeti i Listëx Guxo, Haxhi Avdyli, ka habitur me një anglishte ndryshe në postimin e tij të fundit, derisa i është drejtuar me një kërkesë Bashkimit Evropian.
Avdyli, në një postim në Tëitter ka shkruar: ‘’Evropë, ndalo shitjen e armëve për Serbinë, një shtet kukull i Putin’’, por që shkrimi dhe rregullat gramatikore ishin totalisht të neglizhuara.
Avdyli mbahet mend për disa deklarata të tij, derisa së fundmi edhe tha se Lista Guxo do shkoj deri në 10% në zgjedhjet e ardhshme, duke treguar kështu një optimizëm të madh, anipse kjo listë nuk ka kandiduar e vetme deri tani por vetëm në koalicion me VV’në.