11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Hatrimet mes Kosovës e Shqipërisë, Krasniqi: Nuk po sillemi si një komb

- Advertisement -

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar në lidhje me debatin që ngjalli organizimi i kampionatit botëror për U-21 në mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në një shkrim, Krasniqi ka treguar për hatërimet politike në dekadat e fundit, përfshirë atë në mes Albin Kurtit e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Hashim Thaçit e Ibrahim Rugovës me Fatos Nanon.

Krasniqi i ka dhënë një përgjigje këtyre përplasjeve. Sipas Krasniqit, Kosova dhe Shqipëria nuk po sillen si një komb.

“Pse na ndodhin këto gjëra? Na ndodhin për një shkak themelor: interesat shtetërore, nuk janë të harmonizuara me interesat kombëtare. Ne jo vetëm që nuk kemi evidencë mbi interesat tona kombëtare të sotme, po nuk kemi as histori të kombit tonë shqiptar. Ne as nuk po sillemi si një komb. Ne kemi hequr dorë nga nacionalizmi ynë shqiptar, i cili si ideologji kombëtare dhe si lëvizje kulturore na ka bërë komb dhe na ka ndihmuar të formojnë dy shtete. Një gjë duhet ta kemi të qartë 100%: në Europë e sidomos në Ballkan, pa nacionalizëm nuk mbijetohet. Ndërsa për fuqizim të shtetit e të kombit, as që mund të bëhet fjalë. Këtë të vërtetë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që bëhen nervozë për iniciativën e FSHSh, për projektin e Bektashistanit cionist, për Ballkanin e paketuar si pansllavist, për intrigat neololonialiste të të huajve. Ata që nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, vetëm bëhen kot nervozë, shfryjnë histerizma, kontaminojnë komunikimin brendashqiptar, por bash asgjë nuk mund të bëjnë. Pikë” – ka shkruar Krasniqi, ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit