7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Hashani: Rreth 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan

- Advertisement -

Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. E kjo ngecje po shihet me shqetësim nga drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani.

Hashani ka thënë për Ekonomia Online se nënkupton që ka më pak investime në ekonomi e për rrjedhojë ka edhe kthim më të vogël rritje ekonomike.

Hashani ka thënë se mosekzekutimi i investimeve kapitale ka qenë trend i kësaj qeverisje, por që është përkeqësuar edhe më shumë në këtë periudhë.

“Mos ekzekutimi i investimeve kapitale është problematike për ekonominë e Kosovës, për arsye se investimet kapitale janë ato të cilat krijojnë kthimin më të madh në një ekonomi, fatkeqësisht prej vitit 2019 kemi diku 1.3 miliardë investime të cilat janë të planifikuar por nuk janë ekzekutuar e kjo nënkupton që ka më pak investime në ekonomi e për rrjedhojë ka edhe kthim më të vogël rritje ekonomike”, ka thënë Hashani, teksa është skeptik se shuma e ndarë për investime kapitale nuk duken fort reale.

“Rritja ekonomike është më e vogël, kjo i ka disa arsye ne i kemi arsyet historike, trendi i mos ekzekutimit të investimeve kapitale ka qenë që një kohë të gjatë mirëpo është përkeqësuar në këtë periudhë mirëpo gjithashtu niveli i mos ekzekutimit dhe investimeve kapitale në ekonominë e Kosovës po vazhdon edhe tutje, kur i shohim parashikimet për rritje ekonomike për vitin vijues që e përcjellin projekt buxhetin e vitit 2025 fatkeqësisht nuk duken reale duke pasur parasysh trendët ekzekutimit të investimeve kapitale”, u shpreh ai.

“Shumica e këtyre investimeve janë të destinuara në infrastrukturë e cila është bazë për të funksionuar dhe sektori privat i cili do të përfundonte nga përmirësimi i infrastrukturës. Investimet kapitale përfshihen edhe në sektorët jo drejtpërdrejtë në ndërtim por edhe në sektorë të tjerë të cilat do të kishin mundur të përmirësojnë mjedisin aferist që bizneset operojnë”.

Shqetësuese Hashani i sheh edhe nivelin e ultë të investime të huaja. Konsideron se një përkushtim më i madh në infrastrukturën hekurudhore do ta ndihmonte më shumë ekonominë vendëse, e cila ofron tregun e Kosovës me tregjet e tjera.

“Por do të siguronin kthim më të madh në ekonomi, kapacitet absorbues i  Kosovës në krahasim me vendet e rajonit që janë të përafërta është më i vogël për të absorbuar investime veçanërisht ata që financohen nga institucionet ndërkombëtare, kjo nënkupton që cilësia e prodhimit të projekteve për investimeve lënë për të dëshiruar. Niveli i këtyre investimeve fatkeqësisht mbete i ulët, qoftë prej sektorit publik edhe atij privat. Edhe pse ka një përmirësim të infrastrukturës ndërlidhja me vendet e rajonit është e rëndësishme veçanërisht me infrastrukturën hekurudhore të cilët e ofron tregun e Kosovës me tregjet e tjera që i kemi bashkëpunëtorë ndërkombëtarë”, deklaroi Hashani./EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit