13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Hasanpapaj: E tmerrshme ushqyerja e popullatës me anti-evropianizëm dhe anti-amerikanizëm

- Advertisement -

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se çdo ushqyerje e popullatës me anti-evropianizëm e antiamerikanizëm, është e tmerrshme.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se Kosova është shndërruar nga vendi më pro-evropian në vendin me rreth 30% mbështetje tani.

Sipas tij, vendit nuk i ka munguar pro-evropianizmi për t’i zgjidhur disa tema të mëdha.

“Për momentin, qeveria beson që në momentin që ti i ofron ato kërkesat që i kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë, sidomos Gjermania dhe Franca – statutin, asociacionin, heqjen e masave me Serbinë – pëmirësohet situata dhe ne vazhdojmë përpara. Por, këto nuk po do t’i bëj, ose të paktën po pretendon se s’po do t’i bëjë”, deklaroi Hasanpapaj.

Kjo, sipas tij, i bie që qeveria po do ta ndjekë këtë politikë vizavi dypalëshe me Serbinë, dhe jo procesin e integrimit as në BE e as në strukturat tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit