Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm – si filloi letra hyrëse, e ditëm

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke e cilësuar atë si të papranueshëm.

Hasani ka deklaruar se qasja e tij ndaj aktgjykimit ishte e dukshme që në fillim të leximit të letrës hyrëse, duke thënë se që në fjalinë e dytë kishte vërejtur probleme në mënyrën se si ishte trajtuar rasti.

“Si ia ka filluar me lexu letrën hyrëse, që në fjalinë e dytë e kam parë qasjen, aty shihej që është shumë keq”, ka deklaruar Hasani.

Sipas tij, elementet e aktgjykimit nuk kanë qenë të strukturuara në mënyrë objektive dhe subjektive, duke e cilësuar atë si një aktgjykim tërësisht abstrakt.

“Elementet e aktgjykimit nuk ishin as objektive, as subjektive, dhe ishte tërësisht abstrakt”, u shpreh ai.

Hasani ka theksuar se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë, ndërsa ka vlerësuar se aktgjykimi është i papranueshëm.

“Tek e fundit, kjo është vendim i shkallës së parë, dhe është total aktgjykim i papranueshëm”, ka deklaruar Hasani. Aktgjykimi i së mërkurës dënoi Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Të ngjashme

Të fundit