Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit nuk është çështje kushtetuese.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka deklaruar se kjo kërkesë nuk ka objekt për shqyrtim kushtetues.
“Kërkesa e VV-së nuk është çështje kushtetuese dhe nuk ka objekt për shqyrtim kushtetues. Objekt shqyrtimi kushtetues mund të jetë vetëm dekreti skandaloz dhe tërësisht arbitrar e i papërgjegjshëm i zonjës Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, sepse me të janë tronditur themelet e rendit kushtetues më shumë dhe më thellë se çdoherë tjetër nga 17 shkurti 2008 e deri më sot”, ka thënë Hasani.






