Ben Affleck është sërish beqar pas ndarjes nga Jennifer Lopez, dhe ish-gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, Jennifer Garner, nuk duket e interesuar të ribashkohen.
Mbase mendonit se mund t’i kenë shteruar alternativat, por bota është më e madhe se aq dhe ka gjithmonë opsione. Ndërsa ne mendojmë se ai ka “ngecur” mes ish-bashkëshorteve, aktori dhe regjisori mund të ketë gjëra të tjera në mendje, sipas informacioneve të Daily Mail.
Dëshira e tij e radhës është Angelina Jolie, e cila po ashtu është e divorcuar, nga Brad Pitt, dhe (me sa dimë) nuk është në një lidhje dashurie. Edhe pse ajo ka thënë se do të preferonte që në këtë fazë t’i përkushtohej fëmijëve dhe karrierës, burime anonime thonë se aktorja mund edhe të konsiderojë një lidhje romantike me Ben Affleck.