13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK-së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore

- Advertisement -

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar në spital, Nezir Nezirin, ish-ushtar i UÇK-së. Si Neziri, sipas ish-kryeministrit me vështirësi të mëdha shëndetësore po përballën shumë luftëtarë.

‘Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi të mëdha shëndetësore nga më të ndryshmet”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Nezir Neziri është luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai u shqua për trimëri e guxim dhe ishte pjesëmarrës në dhjetëra beteja gjatë Luftës Çlirimtare. Edhe pse e përballoi një operacion të vështirë, atij po vazhdon t’i keqësohet gjendja shëndetësore”, shtoi ai.

“Falënderova tërë personelin mjekësor në Kirurgjinë Abdominale për kujdesin maksimal dhe bashkëbisedova me shumë pacientë duke uruar shëndet për të gjithë.  Nezirit i urova shërim të plotë e që sa më shpejtë të bashkohet me familjen dhe bashkëluftëtarët”, përfundoi Haradinaj.

Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi të mëdha shëndetësore nga më të ndryshmet.Nezir Neziri është luftëtar i…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, May 24, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit