-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Haradinaj viziton Legjionin Amerikan, njoftohet për punën që amerikanët bëjnë për veteranët e luftës

- Advertisement -

Gjatë vizitës në ShBA, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Legjionin Amerikan.

Ai ka njoftuar se në takim me drejtorin e këtij legjioni Mario Marquez ka diskutuar për punën që amerikanët bëjnë për veteranet e luftës.

“Në kuadër të vizitës në ShBA, jam ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prita nga Drejtori Ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake. U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit