28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haradinaj viziton familjen e të riut që u aksidentua dje për vdekje në kryeqytet

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë tek familja e të riut i cili u aksidentua për vdekje dje në kryeqytet.

Haradinaj tha se ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, i ka tronditur të gjithë.

“Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai bëri të ditur se për ngushëllime ishte edhe te familja Luma dhe familja Komoni.

“Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës”.

“Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë”, shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit