0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Haradinaj thotë se siguria është parametri i parë i shtetësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe për Asociacionin, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë, buxhetin, etj.

Lidhur me sigurinë në vend, ish-kryeministri Haradinaj, mes tjerash ka përmendur vrasjen e  Liridonë Ademajt, ditë më parë në Prishtinë, i orkestruar nga burri i saj, por edhe për ngjarjet tjera që cenojnë sigurinë në vend, si, fjala vjen, vjedhjet në argjendarinë në Suharekë e gjetiu, ku për pasojë pati një polic tëplagosur dhe një person vrarë.

Kreu i AAK-së, tha se rendi i ligji kërkon një kujdes të vazhdueshëm, ngase sipas tij, i vetmi shpëtim na vjen nga institucionet e rendit dhe ligjit, ngase në kohë rekord arritën të zbulojnë kryesit e veprimeve të tilla.

“Institucionet e rendit dhe të ligjit na e kanë kthyer besimin tek ata, te shteti”, deklaroi Haradinaj, por, shtoi ai, mirë do të ishte të punohej në parandalimin e këtyre ngjarjeve.

I pari i AAK-së u shpreh kritik ndaj qeverisë së vendit në mosmbështetjen ndaj organeve të sigurisë.

Ngjarja e 24 shtatorit dëshmoi se sa i rëndësishëm është investimi në rend dhe ligj, që janë parametra të parë, për të pasur pastaj ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe çdo sektori tjetër”, deklaroi Haradinaj, për RTK-në.

Ish-kryeministri Haradinaj, ka folur edhe për buxhetin, për ç’gjë ishte kritik ndaj Qeverisë Kurti, ngase, sikundër shpjegoi ai, kemi vetëm bartje të buxhetimit në vitin vijues, jo rritje të investimeve, jo rritje të buxhetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit