Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Richard Grenellin, të Dërguarin e Posaçëm për Misone të Veçanta të Presidentit Trump.
AAK njofton:
“Në kuadër të vizitës në SHBA, Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, I Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.
Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.
Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!”.