22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Haradinaj takon diasporën në Zvicër: Do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e duhur, në koordinim me ShBA-në

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryesinë e kësaj partie në Zvicër.

Haradinaj tha se kryesinë e re të partisë së tij në Zvicër e informoi për situatën politike e të sigurisë në Kosovë, teksa bëri të ditur se në takim u fol edhe për proceset dhe fazat vijuese që e presin AAK-në në Kosovë.

“Mbështetja për Aleancën nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe në të gjithë diasporën, është një burim i fortë i inkurajimit për të punuar bashkë që të kalojmë vështirësitë me të cilat po përballet vendi si pasojë e kësaj qeverie”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se do t’i sjellin Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike, në koordinim të plotë me aleatët, në krye me ShBA-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit