Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Zvicër, ku sot takoi bashkëatdhetarët në Lozanë.
Aty u mbajt një tubim, ku Haradinj tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë dhe model i suksesit dhe të arriturave.
“Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky sot në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.