12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haradinaj shpalos në detaje vizitën e tij në ShBA, këmbëngulës në anëtarësimin e Kosovës në NATO

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kë bërë të ditur se sot në mbledhjen e kryesisë të subjektit që ai drejton, kanë diskutuar për orientimet programore të Aleancës.

Ndër tjera, Haradinaj thotë se i ka informuar anëtarët e AAK-së në detaje, për vizitën e tij të fundit në SHBA.

Ai shton se gjatë qëndrimit të tij në ShBA, theksi kryesor u vendos në kërkesën për anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO. Sipas tij, ky hap përfaqëson kthesën më të rëndësishme për sigurinë e Kosovës dhe elementin kyç për garantimin e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e standardit të jetesës për qytetarët, duke përfshirë pagat dhe pensionet e dinjitetshme.

“Anëtarësimi në NATO është një strategji gjithëpërfshirëse që do të përmirësonte sistemet arsimore dhe shëndetësore, si dhe do të hapte perspektivë zhvillimi që do të ishte shtysë e madhe për qëndrimin e popullatës në vend, emigrimi i së cilës ka marrë përmasa shqetësuese.

Kjo qasje pasqyron vizionin e gjerë që kërkon udhëheqja kombëtare. Duke e parë anëtarësimin në NATO si një përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, Aleanca dhe partnerët e saj të koalicionit po ndërmarrin një hap ambicioz drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Kosovën”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit