Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj sot u takua me të Ngarkuarin me Punë në ambasadën e Turqisë, z. Babür Hızlan me rastin e 103 vjetorit të Shpalljes së Republikës.

Haradinaj shprehet se ishte nder që t’i shpreh urimet e tij për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk si dhe mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

“Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.”,thekson ai në postimin e tij në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit