28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haradinaj: Qeverisja e AAK-së në Gjakovë ka ndryshuar pozitivisht jetën e qytetarëve

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qeverisja e partisë së tij në Komunën e Gjakovës, e a ndryshuar pozitivisht jetën e qytetarëve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Gjakova është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë aktuale, por sipas tij falë punës së palodhshme të kryetarit Ardian Gjini, ka realizuar shumë projekte zhvillimore.

“Qeverisja e Aleancës në Gjakovë, ka ndryshuar pozitivisht jetën e qytetarëve. Komuna e Gjakovës, që është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë aktuale, falë punës së palodhur të Ardian Gjinit me ekipin e tij, ka realizuar shumë projekte zhvillimore e infrastrukturore, duke u bërë model i qeverisjes së mirë në vend.” – ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka njoftuar se sot në Gjakovë është shënuar 24 vjetori i themelimit të degës së AAK-së.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në Gjakovë, shihej vullneti dhe gatishmëria për të vazhduar me punët e mira për Gjakovën, ashtu si në kohën e qeverisë sime, kur kjo komunë kishte vëmendjen e kujdesin e plotë të institucioneve qendrore.”

“Familja jonë e madhe politike po vazhdon të forcohet edhe më tutje, e Aleanca bashkë me partnerët në koalicion; Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, është bërë adresë e të gjithë atyre që kërkojnë dhe besojnë në ndryshimin.” – ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit