Aty, Haradinaj ka prezantuar top 10 prioritetet e Kosovës Fituese.
Njoftimi i plotë i tij:
10 top prioritetet e Kosovës Fituese
1️⃣ Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
2️⃣ Rritje ekonomike deri në 7%.
3️⃣ 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
4️⃣ Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
5️⃣ Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
6️⃣ 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
7️⃣ Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
8️⃣ 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
9️⃣ Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
🔟 Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.