Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në tubimin e mbajtur sot në Junik, ka premtuar se në këtë komunë do të vazhdoj me investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.
“Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro. Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private. Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë. Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka falenderuar junikasit për mbështetjen e vazhdueshme.