Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Jeff Bieley, mikut të madh të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme.
Bujaria dhe përkushtimi i tij do të mbahen mend gjithmonë. Pusho në paqe, Jeff”, ka shkruar Haradinaj.
Jeff Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë.