11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hyjmë në një periudhë të keqe

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili i tha Qeverisë “mos urino në derën e klubit ku dëshiron të bëhesh pjesë”.

Sipas “EO”, Haradinaj ka komentuar edhe paralajmërimet e ShBA-së se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë.

“Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos mi prek marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hyjmë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistet.” – ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit