10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar

- Advertisement -

Kreu  i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë ka marrë dinamikë të re.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se do të qëndrojnë vëzhgues ndaj procesit të dialogut por do ta kryejnë me dinjitet rolin e tyre opozitar.

“Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.
Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit.

Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit