Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Një nga këto kritika ishte edhe mënyra sesi Qeveria deklarohet për situatën në veri, ku shpesh zyrtarët qeveritarë thonë se “mund të ketë luftë”.
Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për CNN të martën përmendi edhe bazat e Serbisë që i ka për rreth kufirit të Kosovës.
Por, Haradinaj ka deklaruar se në veri të Kosovës është “Green Barets”, një njësi elitare amerikane që janë të specializuara në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake.
Për këtë, Haradinaj tha se “është ofendim”, që siç i cilësoi zyrarët qeveritarë “fëmijaqa”, të tregojnë se çfarë është duke ndodhur në veri.
“…njësitë më elitë Amerikës i ke në Veri dhe lideri më i fortë e tyre i Green Berets, niveli më i lartë i gardës. Sa për këta fëmijqa, e sa për Albin Kurtin po na tregon sa baza i ka Serbia anej, ky është ofendim i inteligjencës. Ky është hajgarexhi, Green Berets është në veri, është ekspertiza e vendeve aleate, është KFOR’i””, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.
“Këto çështje sigurisë këta janë kështu showman, kurrë një kompetencë tjetër nuk e kanë. Këta janë showman”, ka deklaruar Haradinaj.