10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Haradinaj në Klinë: Paga mesatare mbi 1000 euro që në vitin e parë të qeverisjes, koeficienti 155 euro

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së në Klinë.

Ai ka thënë se qytetarët e Klinës kanë dëshmuar mbështetjen për Kosovën të anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional.

“Sot në takim me banorë dhe struktura të AAK-së në Klinë, prezantuam kandidatët për deputetë nga kjo Komunë. Qytetarët e Klinës, me prezencën e tyre e dëshmuan mbështetjen për vizionin tonë për Kosovën të anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional. Listës sonë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga Klina i bashkohen Prof. Zenun Elezaj, Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi. Ekspertizën dhe përvojën e tij, si dhe qeverisjen model në komunë, Prof. Zenun Elezaj do ta bartë edhe në nivelin qendror si deputet i Kuvendit te Kosoves. Përvoja e pasur e si profesionistë të dëshmuar e Marqe Selmanaj dhe Dr. Haxhi Ibishi, padyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka premtuar pagë minimale prej 500 Euro dhe pagë mesatare prej 1000 Euro.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, vlera e koeficientit do të jetë 155 euro. Që në vitin e parë nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro dhe pagë mesatare nën 1000 euro. Pagat në vitet vijuese do të rriten 12-13% për çdo vit, dhe në fund të mandatit qeverisës më 2028, paga mesatare do të jetë rreth 1500 euro. Rritja e pensioneve të të gjitha kategorive në vitin 2025 do të jetë 50% në krahasim me shumat e paguara në vitin 2024, dhe pastaj do të ndjek kuoten e rritjes sipas modelit të rritjes së pagave” – ka thënë ai.

Statusi:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit