15.2 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Haradinaj në Ankara, takon edhe këshilltarin e lartë të Erdoganit, Sabri Demirin

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se po qëndron për një vizitë në Ankara, ku është pritur nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Bozay, dhe zv.ministri i Mbrojtjes, Musa Heybet.

Gjithashtu Haradinaj ka takuar edhe këshilltarin e lart të presidentit të Turqisë, Sabri Demiri.

Haradinaj ka thënë se Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën.

“Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kemal Bozay, dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Gjithashtu, takova edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, z. Sabri Demiri. Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Të ngjashme

Të fundit