9.8 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Haradinaj: Mbi 11% e ushtarëve lëshuan FSK-në brenda dy viteve, me ne paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mijë euro

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se mbi 11 për qind e ushtarëve e kanë lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës vetëm në dy vitet e fundit.

Ai tha se kjo është alarmante derisa ka ftuar ata të qëndrojnë, pasi sipas tij AAK do ta ndryshojë gjendjen.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen.Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë”,tha Hardinaj.

Ai gjithashtu theksoi se edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, “numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht”.

Haradinaj është shprehur i shqetësuar me trajtimin qe po i bëhet ushtrisë.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018. Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”,theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit