Haradinaj mbështet banorët e Rugovës, kritikon ndalimin e transportit të materialeve në Bjeshkët e Nemuna

- Advertisement -

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj  ka mbështetur banorët e Rugovës, duke kundërshtuar ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se vendimi dëmton jetën e banorëve dhe pengon zhvillimin e tyre.

“Qëndroj në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës, të cilët me të drejtë po kundërshtojnë vendimin absurd për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna. Nuk mund të mbrohet natyra duke dënuar njerëzit që jetojnë aty brez pas brezi, duke ua pamundësuar ndërtimin e shtëpive, zhvillimin e bizneseve familjare dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Rugova nuk është një zonë e zbrazët në hartë. Është një trevë e gjallë, me 13 fshatra, me familje punëtore që jetojnë çdo ditë me sfidat e mungesës së infrastrukturës dhe kërkojnë vetëm mundësinë për të zhvilluar pronën dhe jetën e tyre”.

Të ngjashme

Të fundit