Haradinaj: “Marshi për Liri” shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare, populli i shpalli të pafajshëm

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Aleancës dhe deputetë të kësaj partie i janë bashkëngjitur “Marshit për Liri” i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova tha se i gjithë ky organizim është shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare duke shtuar se populli i Kosovës i shpallë ata të pafajshëm me prezencën masive.

“Kjo është shprehje e vetëdijës së lartë kombëtare së pari dhe një bindje e plotë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë e pastër dhe ka vetëm një vendim të drejtë shpallja të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë. Sot populli i Kosovës edhe njëherë ua konfirmon atyre dhe i shpallë të pafajshëm, pra e gjithë kjo prezencë, gjithë ky vullnet pa dallim përkatësie i shpallë të pafajshëm”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit