Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova është aleate e SHBA-së por jo për gjithçka pajtohet me Washingtonin zyrtar. Haradinaj thotë se kjo është një përpjekje dëshpëruese e Kurtit për të fshehur mospajtimet që ka me amerikanët pikërisht në fushën e sigurisë.
Haradinaj thotë se për sigurinë e Kosovës s’mund të ketë dallime e as mospajtime me partnerët, pasi që siguria e Kosovës dhe e rajonit garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, në mënyrë të veçantë me SHBA-në dhe duke u bërë pjesë e NATO-s.

Deklaratat e Kryeministrit se, jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë.
Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, ka shkruar Haradinaj.