I pari i i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.
Haradinaj në Politiko, ka thënë se sipas tij po shkohet nga logjika e njëjtë, pasi ua ka ndalë rrogën 20 mijë familjeve në Kosovë.
“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë ai.