8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Zeka: Kusari është gatu në magjen e PDK-së

- Advertisement -

Analisti Milaim Zeka ka thënë në Politiko se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është ndërtuar në Partin Demokratike të Kosovës duke thënë se ajo është brum i PDK-së.

“Del Mimoza Kusari të tallet me mijëra e mijëra mësimdhënës e të tallet me fëmijët tonë kur dihet që Mimoza Kusari ende është një person e cila ka fillu me gatu në magjen e PDK-së, është brum edhe bukë e PDK-së që ka qenë edhe zëdhënëse e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, është e vetmja njeri që ka konsideru Behgjet Pacollin jo si njeri por si bankomat sot ka shku atje edhe e zëvendëson një njeri të jashtëzakonshëm…rrugëtimi ynë lenë shumë për të thënë dhe sot me dal kjo që me të drejtë iu ndalet rroga mësimdhënësve kur po përjetojmë një krizë të jashtëzakonshme.”, tha ndër të tjera Zeka.

Tutje, ai tha se mos solidarizimin me kërkesat e mësimdhënësve në kohë krize e bënë vetëm një njeri i cmendur.

“Vetëm një njeri i çmendur në politikë nuk solidarizohet me kërkesat e mësimdhënësve që ka mujt kryeministri me zgjedh këtë problem.”, shtoi Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit