Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të veprojnë menjëherë për të siguruar që në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në Shqipëri, të diskutohet kandidatura e Kosovës për anëtarësim në aleancë, shkruan Scanner.
Haradinaj tha se NATO, të cilën e cilësoi si aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë dhe që, sipas tij, e shpëtoi popullin e Kosovës nga gjenocidi, sapo ka mbajtur samitin e radhës në Turqi.
Sipas tij, edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze objektivi për ta vendosur në agjendë kandidaturën e Kosovës është i arritshëm.
Ai shtoi se mosmbështetja e këtij synimi strategjik për Kosovën tregon ose mungesë largpamësie, ose moskuptim të përgjegjësisë që bart një funksionar publik.
Postimi i plotë:
Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi.
Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.
Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban.






