-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Haradinaj: Kosova ta hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

- Advertisement -

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ që të hap zurë ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.

Sipas saj, MPJ nuk ka strategji lobimi “për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”.

Haradinaj-Stublla, vlerëson se duhet të fillonë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë).

Reagimi i saj i plotë:

KOSOVA TË HAPË ZYRE NDËRLIDHËSE NË KIEV TË UKRAINËS

Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.

Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë), sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi.

Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit