8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Haradinaj: Koalicioni që e udhëheq do të fitojë mbi 20 për qind, opozita do të formojë qeverinë e re

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se institucionet e reja do t`i themelojë opozita.

Ai beson se më 9 shkurt tri partitë opozitare do të fitojnë rreth 60 për qind të votave.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka thënë se Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe lista Ideali do të fitojnë mbi 20 për qind.

“Ne i kalojmë 20 për qind, nuk besoj se edhe dy subjektet tjera politike, LDK e PDK mbesin nën 20 për qind. Besoj se opozita do të ketë mbi 60 për qind të votës në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Duke e komentuar propozimin e tij për kryeministër me rrotacion nga opozita, ai ka thënë se nuk do të vendos kushte për formimin e qeverisë së re.

“Nuk kam kushte për një qeveri opozitare, kam dhënë opsione që mos me u blloku, mos me thanë PDK ‘veç na’’, ose LDK-ja ‘veç na’, ose AAK-ja. Të gjejmë një zgjidhje, a rrotacionin, a të gjejmë një formulë, por opozita i bën institucionet”, ka thënë Haradianj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit