10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Haradinaj: Klientët e parë të Byrosë për konfiskim pasurie do të jenë bashkëpuntorët e Kurtit

- Advertisement -

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të vendit, duke thënë se s’është trimëri të shkosh me një divizion të Policisë për të ngrënë një hamburger.

Haradinaj thotë se ndonëse Kurti ecë me kokën lart, ai reflekton frikë dhe sipas kreut të AAK-së, Kurti frikësohet nga të gjithë.

“Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregoj çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyen BE-në drejt përjashtimit të Kosovës. Ai frikësohet të dalë dhe të tregojë të vërtetën për mos-hapjen e urës dhe ende mban qytetarët në mashtrime se së shpejti do të hapet ajo”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka folur edhe për projektligjin për Byronë, duke thënë se Kurti s’flet për një projektligj të tillë, meqë është i sigurt që klientë të parë të Byrosë do të jenë bashkëpuntorët e tij.

“Kryeministri u ikë dhe u frikësohet gazetarëve dhe ndihet trim kur i shtyen kolegët e tij të dalin dhe të flasin e mos të tregojnë asgjë për të gjitha këto tema sepse vet s’ka çka thotë. Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurtë se shpëton. Shpëton sepse mendon se askush s’do ta ndjek në Norvegji”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit