Anëtari i Aleancës, Daut Haradinaj ka shkruar për vizitën e Jakup Krasniqit te familja e tij në Kosovë.
Ai ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, kryeministri, ministrja e Drejtësisë, kryeparlamentarja ta vizitojnë Jakup Krasniqin te familja e tij.
“Është obligim moral, t’i japin moral. Prandaj thirrje publike është shko vizitoni këtë burrë që është një prej njerëzve kryesorë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, që është dënuar me 25 vite burgim për një vepër për të cilën as vetë nuk po e kuptojnë ata që e kanë shqiptu. Një njeri i ndershëm, një patriot, i moshuar që e ka pothuajse 1/3 e shekullit nëpër burgje”, ka thënë Haradinaj.
Sot është dita e dytë e vizitës së Krasniqit në Kosovë ndërsa nuk dihet sa do të zgjas kjo vizitë.
Postimi i plotë:






