28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Haradinaj: Fadil Vata do të mbetet shembull frymëzues për përkushtimin ndaj atdheut

- Advertisement -

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit të vdekjes së tij.

Duke vlerësuar lartë kontributin për lirinë e Kosovës, Haradinaj ka thënë se Fadil Vata do të mbetet shembull frymëzues për përkushtimin ndaj atdheut.

Heroi i Kombit Fadil Vata, intelektuali dhe patrioti i pathyeshëm ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare. Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën e tij sublime për lirinë e atdheut. Fadil Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj atdheut. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/share/p/gQvzRhanCn7i3NXf/?mibextid=oFDknk

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit