Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i menjëhershëm i vendit në NATO është zgjidhja.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se KFOR-i duhet ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-i.
“Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.
Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë.